Zona në të cilën po ndërtohet ky objekt ndodhet në rrugën kryesore të Malit të Robit, pranë rrethrrotullimit që të çon drejt fshatrave turistikë të Qerretit dhe zonës turistike të Malit të Robit. Trualli rrethohet në anën veriore dhe lindore nga një kanal kullues me gjerësi 5–6 m. Në anën lindore ka një rrugë këmbësorësh që të çon te objekti i vendosur në anën jugore të pronës. Trualli ka një shtrirje gjatësore Veri–Jug, çka bën të mundur pozicionimin e tij në drejtim të rrugës kryesore nga Lindja në Perëndim. Katet tip të ndërtesës kanë një sipërfaqe prej 698 m² dhe një lartësi prej 3.15 m secili. Ndërtesa do të ketë 5 kate me funksion banimi (4 kate tip) me nga 11 apartamente secili, të gjitha apartamente të modulit 1+1 me planosje pothuajse të njëjtë.













